Haas konfirmon pilotin rus, e ardhmja e Mick Schumacher mbahet peng nga Ferrari

22 Korrik 2021
9:41
Telesport
back button

Kohë rinovimesh apo ndryshimesh në Formula 1 dhe kjo situatë ka pekur edhe makinën amerikane Haas, që po mendon që tani për vitin 2022. Sipas drejtorit sportiv Gunther Steiner, piloti rus Nikita Mezepin ka hedhur firmën në kontratë edhe pse rinovimi ende nuk është bërë publik.

Unë shpresoj t’i kem të dy pilotët aktualë, Nikita dhe Mick, në dispozicion edhe për vitin 2022”, tha Steiner. Sipas tij, e ardhmja e Mick Schumacher, pilotit tjetër të Haas, varet edhe nga Ferrari, pasi ai është pjesë e akademisë së “kokëkuqes”, që gjithashtu firmos për të ardhmen e pilotit të ri gjerman.

Kontrata e Mick është një kontratë 3-palëshe, pasi ai ka disa lidhje edhe me Ferrarin. Ndaj, për të ardhmen e tij ka ende disa detaje të pazgjidhura. Me Mick kemi marrëveshje, por jo firmën”, tha Gunther Steiner. Para pak kohësh u përfol për një transferim të Mick Schumacher të Alfa Romeo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit