Habi: Refuzoi Atalantën dhe 3 klubet angleze, talenti shqiptar qëndroi te “inferiorët”

23 Maj 2020
12:39
Eraldo Harlicaj

Armando Broja është emri më i njohur i talenteve shqiptar që luajnë në Angli. Sulmuesi nuk do të jetë i vetmi, pasi një tjetër Armando, por me mbiemrin Dobra, po bën mjaft mirë me skuadrën e Ipswich Town.

Ai ka fituar vëmendjen e klubit të tij dhe pritet që i riu të debutojë shumë shpejt me ekipin e parë. Cilësitë e Dobrës ishin të njohura që herët dhe ka patur dhe disa oferta që i ka refuzuar në mënyrë surprizuese.

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 ka refuzuar Brighton që garonte në Premier League. Klub ky që ishte gati të ofronte 500 mijë paundë për kartonin e tij. Leeds United dhe Southampton kanë shfaqur po ashtu interes, ndërsa Atalanta u fut surprizë për ta rrëmbyer. Në fund nuk u bë asgjë, pasi lojtari ynë vendosi të qëndrojë te Ipswich ku pritet të debutojë shumë shpejt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit