Habit Bayern, bën zgjedhjen e çuditshme si trajner të ri?!

9 Nëntor 2019
9:30
back button

Situata te Bayern Munchen është ende e paqartë, teksa pas shkarkimit të Niko Kovac, drejtuesit nuk kanë gjetur ende trajnerin e ri. Emra të shumtë janë përfolur, por ende asgjë konkrete. Për momentin në krye të ekipit është Flick dhe së fundmi raportohet, se gjermani mund të jetë edhe zgjedhja e Bayern.

Mund të duket e befasishme, por Flick ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët dhe drejtuesit bavarezë mund t’i japin një shans deri në fund të sezonit. Erik Ten Hag duket i pamundur, ndërsa Allegri e ka thënë hapur se do të qëndrojë pushim këtë sezon.

Nga ana tjetër, Mourinho nuk pëlqehet nga gjermanët, ndërsa pista Wenger po zbehet nga dita në ditë. Gjendur në këtë situatë, Bayern mund t’i besojë Hans Flick, të paktën siç thuhet së fundmi në mediat më të mëdha gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit