Habit Daja: Deri te vendi i 6-të, në garë për titull. Fusha do ta tregojë më të mirin

6 Mars 2021
11:48
Alfred Lleshi
back button

Partizani do ta presë në “Elbasan Arena” kundërshtarin e javës së 23-të të Superiores. Pas dy barazimesh radhazi, që dëshmon ngadalësim hapi në garën për kreun dhe titullin kampion, Ilir Daja do të kërkojë shpagim ndaj së kaluarës së tij të ndritur. Pra, synimi është të mposhtë Skënderbeun nesër, edhe pse kjo do të ishte goditje fatale për korçarët e vendit të fundit në klasifikim. Para gazetarëve, trajneri i “demave të kuq” bëri këtë prognzoë të ndeshjes në fjalë:

“Pothuajse e kemi gjithë skuadrën në dispozicion, përveç Hasanit dhe Junior, që nuk do të jenë nesër. Rikthehet Broja dhe Murataj, që kanë munguar në ndeshjet e fundit. Nuk kemi probleme edhe pas barazimit në Fier, sepse gjithë ndeshjen ekipi tregoi se e donte fitoren. Lojtarët kanë mentalitetin e duhur për ta fituar ndeshjen nesër.

Ne nuk do të shkojmë me mendimin se Skënderbeu është i fundit në renditje. Megjithëse në fund, korçarët janë shfaqur shumë mirë në ndeshje të ndryshme. Duhet të rikuperojmë pas këtyre barazimeve. Lojtarët janë të motivuar maksimalisht. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda. Nesër me Skënderbeun do të jemi të motivuar dhe do ta marrim me seriozitet maksimal.

Ekipet kanë marrë marrë atë që kanë merituar në fushën e lojës, përveç disa gjërave të vogla, me të cilat ndoshta s’duhet të merremi. Besoj se jo vetëm katërshja e parë në renditje do të luftojë për titull, por edhe ekipet në vendin e 5-të dhe 6-të, sepse janë shumë pikë deri në fund.

Ekipi me më shumë stabilitet në lojë do të jetë favoriti për të triumfuar në fund. Kemi objektivat tona, kemi ecur shumë mirë deri tani. Presim Hasanin dhe Junior, që do të na ndihmojnë shumë në vazhdimësi. I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë mirë, por në fund fare fusha e lojës tregon sesa të zotë jemi”.

1️⃣0️⃣0️⃣Beteja🔴EsatMala#20
#NjëShekullPërMesfushorinTonë👏
#PërjetIKuqEsat🔴

Posted by FK Partizani Albania on Saturday, 6 Mars 2021

Lajme të tjera

Lajmet e fundit