Habit Federer: Ja 3 gjërat që do të bëj pasi të tërhiqem nga sporti

24 Shkurt 2020
9:39
Telesport
back button

Pak ditë pasi deklaroi se është operuar në gjurin e djathtë dhe se do të mungojë për 3-4 muaj, Roger Federer ka befasuar në një intervistë për BBC duke folur për të ardhmen e tij. I pyetur se çfarë pëlqen të bëjë pasi të largohet përfundimisht nga tenisi, tenisti zviceran ka dhënë një përgjigje surprizë: Të mësojë një vegël muzikore, të mësojë të gatuaj si dhe të mësojë një gjuhë tjetër të huaj.

Besoj se do të kem kohën e mjaftueshme për të mësuar një instrument muzikor. Më pëlqen të luaj muzikë. Do ta nis nga zero në një sektor tjetër për të provuar se sa i aftë jam. Ndoshta do të ulem dhe mësoj një gjuhë tjetër të huaj dhe të vizitoj vende që nuk i kam parë kurrë më parë. Apo të mësoj të gatuaj, pasi fëmijët e mi e pëlqejnë shumë guzhinën”, tha Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit