Habit Guardiola: S’kam kohë të luaj golf, do ndryshoj skuadër

14 Nëntor 2019
17:55
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Pep Guardiola ka folur në Universitetin e Liverpoolit dhe ka treguar se e ardhmja e tij do të jetë në një ekip kombëtar. “Do më pëlqente të isha një trajner kombëtareje. Do të ndodhë, por më vonë, pasi më pëlqen të jem në aksion çdo 3 ditë. Të jep më shumë qetësi, luaj më shumë golf, tani nuk kam kohë të luaj.

“Shpejt apo vonë do të ndodhë. Nëse kam ndonjë shans nga ndonjë kombëtare dhe nëse do të trokasin në derën time”, – tha spanjolli. Ai duket se do të largohet nga drejtimi i klubeve, pasi është më i lodhshëm dhe të marrë një ekip kombëtar. 

“Guardiola ka folur dhe për udhëtimet e shumta duke qenë trajner. Ne udhëtojmë shumë, si futbollist dhe tani si trajner. 3shtë fantastike. Kam jetuar 6 muaj në Meksikë, në Katar në vendet arabike. Si trajner kam jetuar në Gjermani. Kam mësuar gjermanisht kur më parë nuk kuptoja asgjë. Familja ime nuk flisnin anglisht, ndërsa tani e flasin në mënyrë fantastike”, – tha Guardiola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit