Habit ish-talenti i Chelsea: Hazard jo më i mirë se unë!

14 Dhjetor 2019
14:31
back button

Chelsea ka prodhuar shumë talente vitet e fundit, ku mjafton të kujtojmë faktin që disa prej tyre janë pjesë e rëndësishme në ekipin e parë këtë sezon. Abraham, Mount, Tomori apo James janë vetëm disa prej tyre. Gjithsesi, jo të gjithë kanë patur fatin e lojtarëve që përmendëm më sipër.

Një prej të “pafatëve” është Jeremie Boga. Pikërisht ky i fundit, po bën mjaft mirë me Sassuolon, klub që shpenzoi 3 milionë euro për ta marrë nga Chelsea. Lojtari i lindur në Francë ka folur për Gazzetta dello Sport, ku është shprehur se te Chelsea nuk kishte hapësira, megjithëse Hazard nuk ishte më i mirë se ai.

“Shpesh pyes veten nëse duhet të kisha pritur për shansin tim, por më duhej të luaja rregullisht prandaj kërkova largimin. Aty vendosnin në bazë hierakisë, sepse nëse i referoheshin cilësisë Hazard nuk ishte më i mirë se unë”, shprehet 22-vjeçari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit