Habit Jonuz: Nuk kontestoj gjyqtarët, ishte penallti dora e Hakajt!

9 Mars 2020
20:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli pas ndeshjes së fituar ndaj Partizani me rezultatin 1-0. Numri një i stolit foli dhe për penalltinë e akorduar për ekipin e tij. Maqedonasi tha se ishte e merituar penalltia.    

ARBITRIMI – “Unë nuk i kam kontestuar asnjëherë arbitrat, vetëm kur ka qenë ndonjë rast flagrant”.

FITORJA – “Tri pikët e sotme ishin shumë të rëndësishme, pasi mund të mbeteshim në fund. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Sot ka qenë ndeshje e keqe e anës tonë, por shpeshherë e morëm iniciativën. E kemi ditur që Partizani bën një lojë të mirë, me pasime të sakta. E kemi ditur gjithashtu se edhe ata kanë pasur presion dhe nuk kanë qenë në një moment të mirë”.

VENDI I TETË – “Nuk e di kujt do t’ia lëmë vendin e tetë. Ne kemi pritur që të fitonin Teuta dhe Bylis, por nuk ndodhi ashtu. Shumë i vështirë është ky kampionat, ne duhet të përqendrohemi në takimin e radhës. Ndeshja kundër Flamurtarit do të jetë e vështirë”.

RASTET – “Dorë e pastër brenda zonës, është vendimi i gjyqtarit. Ndërsa pretendimi i Partizanit, ishte një duel i pastër mes një sulmuesi dhe një mbrojtësi, që ndodh shpesh në futboll”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit