Habit legjenda e tenisit: Federer nuk është tenisti më i madh në histori

19 Shkurt 2020
12:19
Telesport
back button

Roger Federer është tenisti që ka qëndruar më shumë javë në krye të renditjes botërore, 310. Ai gjithashtu është tenisti që ka fituar më shumë grand slam se të tjerët. Megjithatë, për një tjetër ikonë të këtij sporti, Boris Becker, këto janë vetëm shifra dhe Federer nuk është tenisti më i madh i të gjitha kohërave.

Nëse flasim për shifra jam dakord që Federer është tenisti më i suksesshëm. Gjithsesi, për mua ai nuk është tenisti më i madh në histori. Me kalimin e viteve ky sport ka ndryshuar shumëMos harroni ikonat e këtij sporti në vitet ’70, ’80 apo ’90, ku është luajtur në sipërfaqe të tjera dhe ka patur të tjerë tenistë të mirë”, tha Becker.

Ish-tenisti gjerman vazhdon të mbështesë Novak Djokovic si tenistin më të madh, të cili  e ka trajnuar disa vite më parë. “Jam i sigurt se Novak do të jetë më i madhi. Ai ka ende edhe disa dite përpara për ta konfirmuar këtë gjë”, tha Becker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit