Habit mesfushori: Nuk jam ende gati për të luajtur me Milanin

18 Gusht 2019
12:52
Telesport
back button

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka deklaruar sot se ende nuk është gati për të debutuar me kuqezinjtë këtë sezon. “Kam vetëm pak ditë që kam ardhur dhe ende nuk jam në formën e duhur. Jemi ende në fazë përgatitore, por shpresoj të jem gati kuur të nissë kampionat”, tha Kessie.

Lojtari ka qenë në Kupën e Amerikës me kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe ka nisur vonë përgatitjen. “Duhet të punoj shumë për të rikuperuar dhe për të qenë në hapin e skuadrës. Kemi një trajner të ri, një skemë të re loje dhe më dueht pak kohë për të mësuar ndryshimet”, tha Kessie.

Ende nuk kam kuptuar shumë gjëra nga sistemi i ri i lojës. Unë jam gati të jap kontributin tim. Kam pak ditë që po stërvitem dhe shpresoj që të ndihmoj trajnerin dhe grupin. Unë jam këtu për të luajtur dhe për të arritur një rezultat më të mirë se vjet”, u shpreh 22-vjeçari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit