Habit Paratici: Në janar asnjë blerje, do të largohet vetëm ai

3 Dhjetor 2019
8:45
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, pas mbrëmjes gala të serisë A, ka deklaruar se cilat do të jenë lëvizjet e bardhezinjve në merkaton e janarit. Ai konfirmoi se do të përpiqet të largojë sulmuesit kroat Mario Mandzukic.

Mendoj se Mandzukic do të largohet. Morëm gjithë këtë kohë në dispozicion për të zgjedhur me qetësi dhe opsionin më të mirë për të. Gjithsesi, kemi kohë për të bërë vlerësimet e duhura”, tha Paratici.

Për sa i përket blerjeve, drejtuesi i Juves është i qartë: “Nuk do të bëjmë asnjë lëvizje në merkato për sa i përket blerjeve. Jemi OK në çdo repart”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit