Habit portieri gafaxhi: Më kanë kërkuar 5 skuadra në Angli e Gjermani

23 Korrik 2019
19:15
Telesport
back button

Ka kaluar më shumë se një vit nga 26 maji i vitit 2018, kur në finalen e Champions League, portieri gjerman Loris Karius merrte nofkën e një portieri gafaxhi dhe dështak. Dy gadimet e tij i dhanë fitoren 3-1 Real Madrid ndaj Liverpool në finale, ndaj portieri u largua nga Premier League për t’u transferuar në Gjermani, te Beshiktash në formë huazimi për 2 vjet.

Gjithsesi, duket se koha shëron gjithçka dhe pas një viti, portieri 26-vjeçar shprehet se tashmë situata ka ndryshuar. Në një intervistë për portalin turk “Sporx”, Karius u shpreh se gjatë ditëve të fundit ka marrë 5 oferta. Dy prej të cilave nga Premier League dhe 3 nga vendlindja e tij, Gjermania. Por ai i ka refuzuar të gjitha ofertat.

Karius me fanellen e Liverpool ne finale

Dy ekipe angleze dhe 3 gjermane më kanë kërkuar, duke kontaktuar menaxherin tim dhe duke paraqitur një ofertë. Gjithsesi, i refuzova të pesta, pasi dua të qëndroj te Beshiktashi. Ky vend dhe ky ekip është special për mua. Kam ende edhe një vit kontratë këtu, ndaj do të qëndroj”, tha Karius, që sipas kontratës së huazimit merr 2.5 milionë euro në sezon.

Gjatë sezonit të fundit Karius luajti 35 ndeshje në kampionat, ku Beshiktashi u rendit në vendin e tretë. Vetëm në 6 ndeshje nuk pësoi gola, ndërkohë që në total ai ka nxjerrë topin nga porta 49 herë sezonin e fundit. Këto paraqitje dinjitoze duket se kanë bërë që klubet europiane të interesohen sërish për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit