Habit “Topi i Artë”: “Coronavirus” po e luftoj me hudhra dhe qepë…

25 Mars 2020
15:36
Alfred Lleshi
back button

Ish-lojtari i Barcelonës, Hristo Stoichkov, u intervistua nga “Mundo Deportivo”, ku tregoi sinqeritet nga karantina e tij, në Florida, duke zbuluar edhe recetën e tij interesante, që po përdor për t’u mbrojtur nga “Coronavirus”: 

“Është një kohë e vështirë për të gjithë planetin, ne duhet të mbrohemi. Unë ha shumë hudhra, shumë qepë, pi ujë të nxehtë dhe ia lejoj vetes banjot e gjata e të nxehta për t’u mbrojtur nga virusi. Unë jetoj i tërhequr, dal vetëm për të shkuar në studiot e televizionit. Në shtëpi jemi vetëm unë, gruaja ime dhe vjehrra, e cila është 80 vjeçe. Duhet të mbrohemi në veçanti, sepse ajo është më e ekspozuar ndaj sëmundjes”. 

Në Florida, aktualisht ka 1300 njerëz të infektuar dhe 17 të vdekur: “Pandemia ka filluar të vërehet edhe këtu. Unë jam, gjithashtu, shumë i vëmendshëm për atë që po ndodh në Bullgari, Spanjë dhe Itali. Sinqerisht, vështirë të zhvillohet përfundimisht Champions-i. Finalja duhet të luhet në Stamboll, një metropol me 15 milionë njerëz. Aty sapo ka filluar epidemia, nuk guxoj të mendoj se çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit