Hajdutë në shtëpinë e Mahrez, vjedhin sende me vlerë 500 mijë sterlina

31 Maj 2020
12:09
Denis Hakanaj
back button

Vjedhjet në shtëpitë e futbollistë janë kthyer në modë. Pas frikës së madhe për mesfushorin e Tottenham, Dele Alli, tani i ka ardhur radha yllit të Manchester City-t, Riyad Mahrez.

Siç ka shkruar The Sun, ish-lojtari i Leicester ka pësuar një vjedhje në apartamentin e tij në qytet, me hajdutët që duket se kanë vjedhur sende me vlerë 500 mijë euro.

Mes këtyre sendeve janë tre orë luksoze me vlerë 230 mijë sterlina, 40 mijë dhe 35 mijë. Ndër të tjera janë vjdedhur para, fanella futbolli të rralla dhe byzylykë të artë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit