HAKIMI “EKSPRES” | Goditja e dënimit kryevepër kualifikon Marokun. Mbappe: “Më i miri në planet” (VIDEO)

25 Janar 2022
22:08
Telesport
back button

Maroku hyn në çerekfinalet e Kupës së Afrikës falë fitores së permbysjes dhe golit spektakolar të Achraf Hakimi kundër Malavisë befasuese.

Në fakt, skuadra e vendit të Afrikës së Jugut kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutash falë një goli kryevepër nga distanca të Mhango, për t’u arritur në finalen e pjesës së parë nga En-Nesyri.

Në pjesën e dytë, bilanci u ndërpre vetëm nga gjuajtja e lirë e mbrojtësit të PSG-së në minutën e 70-të.

Një gol që lejon afrikano-veriorët të kalojnë në raundin tjetër ku do të gjejnë fituesin mes Egjiptit dhe Bregut të Fildishtë për një çerek niveli shumë të lartë.

Menjehere ka postuar edhe Mbappe, duke shkruajtur se Hakimi eshte mbrojtesi i krahut te djathte me i mire ne planet.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit