Hakimi zhbllokon “Klasiken” me golin e vitit, ndeshja e Mbappe zgjat 32′ (Video)

24 Shtator 2023
21:30
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është kthyer në fushë për javën e gjashtë të kampionatit francez.

Kampionët në fuqi presin në shtëpi Marseille, në atë që njihet si Klasikja e futbollit francez.

Pas një fillimi jo të mirë të sezonit, skuadra e Luis Enrique synon të kthehet te fitorja dhe t’i afrohet vendeve të para të renditjes.

Ndeshja ka filluar shumë mirë për vendasit.

PSG [1] – 0 Marseille – Achraf Hakimi 8′ – Video

parisienëve, në fakt, u kanë mjaftuar tetë minuta për të kaluar në avantazh me Achraf Hakimi-n, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje dënimi të jashtëzakonshme.

Në minutën e 32-të ka ardhur një lajm shumë i keq për PSG-në. Ndeshja e Mbappe, në fakt, ka zgjatur vetëm 32 minuta për shkak dëmtimi. Në vendin e dij është aktivizuar Ramos.

Pesë minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i dytë për ekipin e Luis Enrique, i shënuar nga 95 milionëshi Kolo Muani.

PSG [2] – 0 Marseille – Randal Kolo Muani 37′ – Video

Lajme të tjera

Lajmet e fundit