Hakmarrja e Robert “Hulk” Lewandowski

12 Janar 2019
22:49
back button

Duke parë fotot që qarkullojnë në rrjet, është e pafrenueshme pyetja: si ja ka dalë që të dobësohet për festat e fundvitit? Përtej ironisë, është e mirqënë që një sportist t’i kushtojë vëmendje peshores, sidomos gjatë festave, për tu prezantuar në formë me rifillimin e përgatitjeve stërvitore. Pastaj nëse luan në Bundesligë, atëherë koeficienti i vështirësisë rritet në raport me ata të kampionateve të tjera. Por duke parë rezultatet e siguruara, kuptohet se Robert Lewandowski e ka kaluar fundvitin në palestër!

I përqendruar, shpëthyes, muskulor. Bayern Munich ka luksin që të ketë në skuadër një Lewandowski të ri fringo, sikurse raporton “Sportbible”, me muskujt e polakut që kanë fituar masë të konsiderueshme dhe tonifikim, sidomos në raport me versionin e mëparshëm të sulmuesit, që ka qarkulluar në muajt e kaluar. Jo se futbollisti ka qenë ndonjëherë jashtë forme, por një biceps të këtyre dimensioneve në Bavari nuk e kishin parë më përpara. Një transformim që bëri të flasë median gjermane: “Mesa duket Lewandowski e ka kaluar pushimin dimëror në palestër. Çdo minutë”.

Transformimi i sulmuesit duket befasues, sidomos duke i hedhur një sy fotove të polakut nga vera e kaluar. Pra frekuentimi intensiv i palestrës ka shërbyer dhe ka dhënë frytet e veta. Në fillim paraqitja e re fizike… më pas skuadra e re? Këtë vit Lewa po bën gjëra të mëdha te Bayern, sikurse dëshmojnë 22 golat e realizuar në 28 ndeshje, por deri disa muaj më parë, u fol për një të ardhme të austriakut larg Bavarisë, sikurse u deklarua edhe nga vetë menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi: “Rober ka nevojë për një ndryshim dhe për një sfidë të re në karrierën e tij. Drejtuesit e Bayern janë në dijeni të këtij fakti”. Por ndërkohë shijojnë muskujt e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit