“Hakmarrje?”, Feyenoord-Roma, Slot kujton finalen në Tiranë: Ja çfarë dua

17 Mars 2023
16:59
Denis Hakanaj
back button

“Do të takohemi përsëri”. Kështu e ka komentuar Feyenoord në kanalet zyrtare të klubit përballjen me Roma-n në çerekfinalen e Europa League dhe referenca është padyshim për finalen finalja e Conference League, e fituar vitin e kaluar në Tiranë nga verdhekuqtë e Mourinho-s.

Holandezët e drejtuar nga Arne Slot tani shpresojnë për një revansh, edhe nëse duhet të mendojnë fillimisht për kampionatin. Dhe ashtu si Roma që është në pritje të derbit me Lazio-n, që vlen shumë në garën për Champions League, kryesuesit e Eredivisie Feyenoord do të vizitojnë Ajax-in, e dyta në renditje pas dy ditësh, (të dielën 19 mars) me mundësinë për të shkuar 6 pikë larg rivalëve:

“Roma? Nuk ka asnjë dëshirë për hakmarrje, edhe sepse tani jemi të fokusuar te ‘Klasikja’ kundër Ajax. Ishin dy skuadra të tjera që unë do t’i kisha preferuar”, ka thënë trajneri i Feyenoord.

“Më pas është një klub mbi të gjitha që shquhet për cilësinë e tij dhe ai është Manchester United. Krahasuar me finalen e Conference League, ata janë forcuar, ne kemi ndryshuar shumë. Roma nuk është një kundërshtar i lehtë.

“A mendojmë se kemi një shans? Do të ishte e çuditshme nëse nuk do të mendonim kështu”. Më pas ka ardhur një thumbim ndaj Mourinho-s, duke kujtuar ende finalen e Tiranës: “Presioni i Mourinho-s mbi arbitrin? Mësova shumë nga ajo ndeshje. Por dua të nënvizoj edhe një herë që nuk humbëm për këtë”.

Për ndeshjen e kthimit në Olimpico, Feyenoord rrezikon të gjendet pa tifozët e skuadrëspas trazirave të 2015 dhe përplasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Tiranë: “Do të më vinte shumë keq nëse nuk do të mund të vinin. Por nuk do të ishtenjë surprizë totale, duke pasur parasysh historinë tonë të kohëve fundit në transfertë”, ka përfunduar Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit