“Halaand më kujton Lukaku-n. Mes të dyve do të doja të luaja me…”

20 Qershor 2021
11:36
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për mediat belge nga grumbullimi me kombëtaren, Axel Witsel ka bërë një krahasim mes Erling-Braut Haaland, shoku i tij i skuadrës te Dortmund, dhe Romelu Lukaku, shoku i tij i skuadrës te kombëtarja.

“Haaland me kujton Romelu-n e para pesë ose gjashtë viteve”, ka thënë Witsel. “Në vitet e fundit, Lukaku është përmirësuar shumë në kontrollin e topit dhe menaxhimine  fizikut, është në nivelet më të larta prej disa sezonesh”.

Në lidhje me Haaland:

“Ajo që bën në moshën e tij është e pabesueshme, por ka akoma ndonjë defekt të vogël. Do të përmirësohet edhe në këto detaje, do të mund të jetë me të vërtetë mes më të mirëve në botë”, ka shtuar Wistel.

“Me kë preferoj të luaj? Them Lukaku”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit