Haland, intervista “pothuajse e heshtur” po çmend rrjetin (video)

19 Shtator 2019
13:51
Denis Hakanaj
back button

Erling Braut Haland po kalon një javë të mbushur me emocione. Autor i një tregolëshi në pjesën e parë të ndeshjes së tij të parë në Champions League me fanellën e Salzburg-ut, norvegjezi ka dhuruar spektakël edhe në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

Pasi u bë lojtari i parë në historinë e kompeticionit që shënon tre gola në pjesën e parë në ndeshjen debutuese, sulmuesi 19-vjeçar ka qenë protagonist i një interviste të veçantë.

“Jam mirë”, “Punoj fort”, “Shpresojmë”. Këto kanë qenë tre përgjigjet e thjeshta të Haland pas ndeshjes. Pak fjalë, që kanë vënë në vështirësi intervistuesin.

Është dashur ndërhyrja e zyrës së shtypit për ta bindur lojtarin që të flasë pak më shumë,  por duke parë se jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, dëmi ishte bërë.

Videoja e intervistës, në fakt, ka bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar shumë reagime nga tifozët e futbollit dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit