Halili dhe Mema në lojë shahu, stoli i trajnerit zien!

7 Tetor 2019
10:32
back button

Tirana e milionave e nisi kampionatin me vrull, shumë vëmendje dhe shumë fjalë rreth vetes, pak a shumë si çdo sezon tjetër. Mjaftoi humbja në derbi me Partizanin me rezultatin 2-1 dhe barazimi në Vlorë ndaj Flamurtarit 2-2 për të nisur teposhten. Merkatoja e yjeve dhe borderoja e fryrë nuk po japin rezultatin që pritej. 

Trajneri Ardian Mema është në rrezik pas 3 ndeshjeve pa fitore, me dy humbje kundër rivalëve për titull si Partizan e Kukësi dhe një barazimi ndaj një skuadre modeste si Flamurtari. Presidenti është shumë i zhgënjyer me trajnerin Ardian Mema, ndërsa ky i fundit e pranoi pas ndeshjes: “Momenti për të folur me presidentin. Tiranën nuk e kam me tapi”. 

Mjaftoi kjo deklaratë për të kuptuar se në klub po luhet një lojë shahu mes Halilit dhe Memës për dorëheqjen apo largimin. Alternativat në treg mungojnë, ndërsa situata nuk është aspak e mirë për bardheblutë. Të shohim dhe të presim, pasi re të zeza po sillen në klubin bardheblu.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit