Halili: Ky është kismeti ynë, më mirë mos shkojmë në Europë nëse s’fitojmë titullin

21 Janar 2021
20:24
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana humbi derbin ndaj Partizanit, ndërsa presidenti Refik Halili la shumë i zhgënjyer stadiumin. Ai foli për mediat dhe theksoi se skuadra e tij duhet të vijojë të punojë dhe ta hedhë pas krahëve këtë humbje.

Humbëm si ekip dhe i largohemi shumë kreut të klasifikimit, aty ku është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara. Kam besim te skuadra, kam besim te çunat.

“Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javëve, kontingjenti do të jetë më i plotë. Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, por ka edhe humbje. E rëndësishme është që punojmë të ecim përpara.

“Titulli? Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, por po i largohemi shumë kreut të klasifikimit. Duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.

“Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, ok. Nëse jo, nuk ka problem, ky është kismeti ynë”, – tha kreu i klubit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit