Halili paralajmëron trajnerin e ri, “kunja” dhe për Ahmatajn!

16 Dhjetor 2019
11:13
back button

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i ftuar në Supersport për të folur në lidhje me të ardhme e klubit dhe teknikun e ri. Numri një i klubit ka paralajmëruar trajnerin e ri, që sipas tij duhet të matet mirë për ta pranuar punën dhe të mos i shohë bardheblutë si autoshkollë. 

“Ka trajner që nuk e kanë mbajtur presionin, kur ka ndërhyrje nga grupe të ndryshme. Trajneri duhet të jetë i fortë dhe të largohet nga presioni. Nuk duhet t’i marrë parasysh fjalët e njerëzve. Kam dëgjuar që thonë e bën formacionin presidenti, por mund t’i pyesni të gjithë, që jam i vetmi president që nuk kam ndërhyrë kurrë. Unë thjesht e pyes si është formacioni dhe mund të jap një mendim. Por nuk mund të ndërhyj që të prish skuadrën time dhe të bëj vendosje lojtarësh. Tirana nuk është autoshkollë. 

“Kemi lojtarë të rinj që mund ta përballojnë kampionatin. Ai që e dëgjon këtë, le mos vijë. Nuk është presion. Nuk është se unë po fus bahçevan lulesh. Muçit meriton të jetë pjesë e skuadrës. Kemi Celhakën që e shikoni vetë. Unë kam oferta për Celhakën dhe Muçin. Trajnerët thonë prit se nuk i ka ardhur ora akoma.

“Kur trajneri Ahmataj dha dorëheqjen, unë po udhëtoja më makinë dhe nuk e mora veshë çfarë ishte kjo. Nuk më kishte shfaqur ndonjë pakënaqësi dhe të më tregonte që nuk po shkon puna mirë. Që të marrësh një ekip si Tirana, përgjegjësia është e madhe. Të gjithë u çuditën për këtë që ndodhën. I thashë që ka besimin tim dhe të klubit. Nuk ka njeri që vjen të dëmtojnë klubit, rezultatet na bënë që t’i thonim “STOP”. Nuk kemi as kohë, ikin investimet, orët, dhe është dëm i madh. I thashë që nuk do ta drejtosh më klubin sepse rezultatet janë shumë të dobëta. Jam i qetë dhe jam i bindur që te klubi jonë kanë qenë shumë komod dhe kanë bërë çfarë kanë dashur”, – tha Halili. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit