Halle pa fund për Tiranën, kundër Laçit pa sulm

12 Dhjetor 2018
11:06
back button

Të  shtunën Tirana do të udhëtojë drejt Laçit për të zhvilluar një ndeshje me rëndësi të madhe, pasi një fitore do të ishte hap i madh përpara në renditje e në aspektin moral, me krizën që do të lihej pas të paktën përkohësisht. Megjithatë, trajneri Ardian Mema është në hall të madh para kësaj sfide, sepse shumë lojtarë nuk i ka në dispozicion, me sulmin që është "i gjymtuar".

Dëmtimet, virozat e stinës dhe kartonët bëjnë që tekniku bardheblu të ketë në dispozicion vetëm dy sulmues, të rinjtë Ernest Muçi dhe Grent Halili. Po të tjerët?

Oduamadi e ka “prerë biletën” për këtë sezon për shkak të një dëmtimi në shpatull, Sentamu nuk mund të luajë për shkak të plotësimit të katër kartonëve të verdhë, Majkëll Ngoo nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një problemi në gju dhe Blazhevski nuk ka dalë në stërvitje të martën për shkak të gjendjes shëndetësore. Sulmi është e teorikisht “përtokë”, po mbrojtja?

Te reparti i mbrojtjes do të regjistrohen dy mungesa, Sedat Berisha dhe Vinsent Atinga, i pari është prekur nga gripi, ndërsa i dyti ka pësuar një dëmtim në ndeshjen me Kastriotin.

Ardian Mema e di se një humbje do i kushtonte shumë Tiranës, pasi pas një jave vjen ndeshja me Flamurtarin në shtëpi dhe shkalla e vështirësisë rritet, ashtu si presioni.

Ditë delikate, para pushimeve dimërore dhe merkatos, që këtë janar do të shfrytëzohet në maksimum dhe tashmë jo më nga Afrika, sepse shumica e afrimeve prej aty kanë rezultuar zhgënjime.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit