Halle pa fund, por Rafa Benitez e fiton një trofe

14 Dhjetor 2018
16:47
back button

Pas një fillimsezoni mjaft të ndërlikuar, Newcastle e ka braktisur fundin e tabelës, duke fituar tre ndeshjet e luajtura në muajin nëntor.

Kjo ka bërë që trajneri Rafael Benitez të nderohet me çmimin Trajneri i Muajit në Premier League, pasi spanjolli po bën një punë fantastike në një klub të mbytur, me probleme të mëdha financiare dhe pa asnjë investim madhor për përforcimin e ekipit.

Newcastle fitoi ndaj Watford e Bournemouth në shtëpi dhe ndaj Burnley-t në transfertë, duke marrë frymë në renditje.

"Është gjithnjë e bukur të fitosh trofe, edhe pse natyrisht do doja diçka më shumë se çmime të tilla. Gjithsesi, trajneri i muajit do të thotë një ecuri dhe renditje më e mirë, një vlerësim për stafin tim dhe për ekipin.".

Ndërkaq, Son Heung-min është nderuar me çmimin Goli i Muajit, pas golit fantastik që shënoi ndaj Tottenham-it, në fitoren 3-1 ndaj Chelsea-t në 24 nëntor.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit