E PAFALSHME: Hamburgu “i hap varrin” vetes, shkruan një tjetër faqe të zezë në 133 vjet histori!

29 Qershor 2020
12:46
Telesport
back button

Nga ora historike që shënonte kohën në Bundesliga si ekipi i vetëm që nuk kishte rënë kurrë në kategori, te “tortura” në Bundesliga 2…

Historia e Hamburgut, një klub i lavdishëm me gjashtë tituj gjermanë, një Kupë Kampionësh përballë Juventusit në 1983 dhe një Kupë Kupash, merr tatëpjetën!

Bundesliga | Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights

Në 2018, largimi i parë nga Bundesliga dukej pika më e ulët e një krize që e kishte pushtuar prej kohësh klubin, midis ndryshimeve të trajnerëve, menaxherëve, presidentëve dhe mbijetesës së siguruar gjithmonë në frymën e fundit.

U mendua se “purgatori” në Bundesliga 2 do të zgjaste vetëm 1 vit por tashmë ka ikur edhe viti i dytë, këtë herë në mënyrë dramatike dhe madje me një “vetëvrasje”.

Hamburgu ishte i dyti pas rifillimit të kampionatit në mes të majit. Zbriti i treti dhe ruajti vendin në play off kur duheshin edhe 180 minuta nga mbyllja e sezonit, por më pas humbi 2-1 përplasjen direkte me Heidenheim në mënyrë dramatike: pësoi gol në minutën e 95-të!

2. Bundesliga » News » Hamburg miss play-offs

U duk sikur drama do të ishte vetëm playoff, por nuk ishte ashtu pasi fati kishte parashikuar tragjedinë. Në vend të katërt në renditje, duhej të shpresonte që Heidenheim të humbiste në javën e fundit kundër Arminia Bielefiled që luante pa objektiv (kishte siguruar ngjitjen në Bundesliga) dhe të fitonte përballë Sandhausen, në mes të renditjes.

Por, llogaritë shpesh të gënjejnë dhe nuk duhen bërë në letër. Të dielën Heidenheim pësoi 3 gola nga Arminia; Stuttgart gjithashtu humbi, por Hamburgu “u varros” me golat në shtëpi: 5-1 për miqtë. Lotët dhe akuzat u shkruajtën për herë të pestë: dita më e zezë në Hamburg, në 133 vjet histori.

Sikur të kishte përfunduar i treti, Hamburgu do të kishte luajtur play-off me Werder Bremen, e treta nga fundi në Bundesliga. Do të ishte një super derbi në Veri midis rivalëve të hidhur.

Në 10 javët e fundit, Hamburgu fitoi vetëm tre herë, në pesë të fundit vetëm një: rifillimi pasi virusi ishte një dështim. Tani po përgatitet një revolucion tjetër: trajneri Dieter Hecking do të largohet, stafi teknik menaxherial do të zëvendësohet.

News about #hsv on Twitter

Ora që ishte fikur pas 54 vjetësh, 164 ditë, 2 orë, 50 minuta dhe 43 sekonda u soll në muzeun e futbollit në Dortmund. Hamburgu i sotëm është bërë një dinosaur…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit