Hamburgu shkruan historinë, ja sondazhi befasues pas piroteknikës së ligjshme

13 Shkurt 2020
22:34

Hamburger SV ka shkruar historinë pak ditë më parë teksa ka zhvilluar spektaklin e parë të ligjshëm të fishekzjarreve në stadium. 

Gjithçka shkoi mirë, nuk pati asnjë të dëmtuar apo ndonjë ankesë, diçka shumë pozitive për atmosferën në një prej stadiumeve më të bukur të Gjermanisë. 

Pak më vonë, klui ka zhvilluar një sondazh ku kanë marrë pjesë rreth 5,000 tifozë. Atyre u është kërkuar të jepnin një përshtypje për piroteknikën. 

Rezultati ishte befasues: 98% thanë se ndiheshin të sigurt. 

95% thanë se nuk ndiheshin të kufizuar teksa 89% do ta mirëprisnin diçka të ngjashme në të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit