Futboll

Hamdi Salihi zgjidhet lojtari i vitit

Hamdi Salihi edhe njëherë tjetër shpallet futbollisti më I mirë në Shqipëri dhe me të drejtë ai e meritoi këtë çmim për vitin 2016, pasi arriti të merrte dy trofe. Në mbrëmjen gala të vitit 2016, FSHF ka dorëzuar edhe titullin “lojtarit të vitit”, të zgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve të Superiores. Fituesi i këtij edicioni është Hamdi Salihi, golashënuesi i cili është kthyer në kampionatin shqiptar me fanellën e Skënderbeut. Salihi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, duke fituar edhe titullin kampion me Skënderbeun.

salihi

Armand Duka i dorëzon çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” hamdi Salihit

Sulmuesi shkodran vjet ndihmoi ekipin korçar të kualifikohej në fazën e grupeve të Champions League, kur në fazën paraeliminatore shënoi 5 gola. “Faleminderit për vlerësimin, është diçka jashtëzakonisht e madhe që fitoj këtë trofe në këtë vit që ishte ndoshta më i miri i futbollit shqiptar”, – tha Salihi pasi mori trofeun e fituesit. Edhe në sezonin aktual Salihi e ka ndihmuar Skënderbeun të jetë në nivele të larta dhe të pretendojë titullin e radhës, duke shënuar 6 gola, pavarësisht se rivali i tij Pejic ka 10 të tillë.

Salihi ka takuar edhe ish-kolegët e tij, që nga Vioresin Sinani, Bekim Balaj, Klodian Duro e shumë të tjerë. Ish-goleadori i kombëtares shqiptare do të mbahet mend gjatë në memorien e të gjithëve, pasi me golin e tij në Oslo të Norvegjisë, ai i dha fitoren Shqipërisë, që asokohe ishte rezultati më i mirë i kuqezinjve i marrë jashtë fushe. Bashkë me trofeun simbolik, FSHF i dorëzoi sulmuesit edhe një çek prej 200 mijë lekësh.

Më shumë nga Futboll