Hamilton braktis Formula 1: Ky është kampionati i së ardhmes

7 Prill 2019
12:06
Telesport
back button

Lewis Hamilton mund të mos rinovojë më kontratën me Mercedes, e cila skadon në fund të vitit 2020. Piloti britanik, 5 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se mund të zbarkojë në Formula E në fund të aventurës me makinën Mercedes.

Formula E është e ardhmja e automobilizmit, ndaj mund të garoj aty. Gjithçka do të varet edhe nga motivimi që do të kem, pasi po plakem dhe me kalimin e kohës bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të vendosur”, tha Hamilton.

Mercedes ka deklaruar se nga viti 2020 do të marrë pjesë në Botërorin e Formula E, me makina 100% elektrike. Dhe Hamilton mund të jetë pilot në këtë Botëror me makinën gjermane. “Do ta dashuroj gjithnjë këtë makinë. Kontrata me Mercedes skadon në vitin 2020, por e ardhmja është e paqartë për askënd”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit