Hamilton e Verstappen gati për përdorimin e motorit të katërt me penalizim

16 Shtator 2021
8:43
Telesport
back button

Valtteri Bottas (Mercedes) e nisi garën e fundit të Formula 1, të zhvilluar në Monza, nga vendi i fundit, pasi përdori motorin e katërt (një pilot mund të përdorë 3 të tillë gjatë një sezoni) dhe u penalizua. Gjithsesi, të njëjtën gjë mund të bëjnë në garat e radhës edhe Lewis Hamilton e Max Verstappen, që kanë dëmtuar makinat e tyre pas garës së fundit.

Kjo do të thotë se ata mund ta nisin garën e radhës apo garën kur do të përdorin motorin e katërt, nga vendi i fundit. Ai që rrezikon më shumë është Max Verstappen, makina e të cilit u dëmtua edhe gjatë garës së Silverstone, kur u përplas me barrierat mbrojtëse.

Piloti holandez i Red Bull është penalizuar me 3 pozicione për garën e radhës në Sochi (u konsiderua fajtor për aksidentin me Hamilton në Monza) dhe mund ta shfrytëzojë garën ruse për të ndërruar motor. Ai do ta niste garën nga vendi i fundit, por kjo është një pistë ku parakalimet janë të lehta.

Ndaj sezoni i Formula 1 është ende i hapur dhe me surpriza, me pilotët që mund të dhurojnë spektakël në pistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit