Hamilton: Ferrari si breshka, gara për titull çështje e jona

14 Maj 2019
13:06
Telesport
back button

Lewis Hamilton është rikthyer në krye të renditjes së botërorit të Formula 1 pas triumfit në garën e Spanjës. Falë një starti të jashtëzakonshëm, ai parakaloi shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas dhe më pas administroi avantazhin deri në fund.

Një rezultat i jashtëzakonshëm. Jam krenar për këtë skuadër, për këtë makinë dhe për faktin se po shkruajmë historinë. U bënë 5 gara radhazi që fitojmë, madje duke siguruar dy vendet e para. Gara e Spanjës ishte e veçantë, pasi realizova edhe xhiron më të shpejtë, duke marrë një pikë shtesë. Ishte diçka argëtuese kjo sfidë”, tha Hamilton.

Duke folur për rezultatet e këtij sezoni, piloti britanik shprehet: “Ne jemi duke bërë detyrën tonë, po fitojmë. Madje kemi tejkaluar pritshmëritë dhe po duelojmë me veten në çdo garë. Nuk e kuptoj pse Ferrari është kaq dobët, kjo është çështje e tyre. Nëse gjërat vijojnë në këtë mënyrë atëherë kjo do të jetë një garë mes meje dhe Valtteri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit