Hamilton: Fitore mes vështirësive, ndihem si në parajsë

13 Korrik 2020
9:04
Telesport
back button

Lewis Hamilton korri në garën e dytë të Austrisë fitoren e parë sezonale në Formula 1. Një sukses i rëndësishëm për pilotin britanik të Mercedes, në kërkim të titullit të shtatë kampion bote në karrierën e tij.

Një garë e mirë dhe një provë force e karakteri për Hamilton, pas zhgënjimit të garës së parë. “Fitore me vlera, pasi kjo është një nga pistat e mia më të vështira, ndaj ndihem në qiellin e shtatë”, tha Hamilton.

Ka kaluar shumë kohë nga fitorja e fundit e vitit të kaluar dhe më mungonte ky sukses. Sidomos pas problemeve të garës së parë. Falënderoj skuadrën për punën e bërë gjatë kësaj jave edhe pse e dimë që ka ende shumë punë përpara”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit