Hamilton “fluturon” në Nju Jork, kontroll mjekësor në spital pas aksidentit

14 Shtator 2021
11:23
Telesport
back button

Aksidenti i së dielës në pistën e Monza mes pilotëve Lewis Hamilton e Max Verstappen ka qenë i rrezikshëm. Piloti britanik i Mercedes u shpreh se është një mrekulli që është ende gjallë, ndërkohë që sistemi “halo” e shpëtoi në momentin që makina Red Bull e holandezit i kaloi sipër kokës.

Për të evituar pasoja, Hamilton ka fluturuar me avion privat në Nju Jork, për të kryer një vizitë më të detajuar mjekësore. Piloti u shpreh se kishte disa dhimbje në qafë, por për fat nuk ka qenë asgjë serioze. Vizita në mjekun specialist hoqi çdo dyshim para garës së radhës në Sochi të Rusisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit