Hamilton harroi Bottas si rival, finlandezi i vë stërkëmbëshin në garën e parë

17 Mars 2019
14:52
Telesport
back button

Pas një viti zhgënjyes, sezoni 2019 në Formula 1 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për pilotin finlandez Valtteri Bottas, që me makinën Mercedes fitoi garën e parë sezonale, të zhvilluar në Australi. 29-vjeçari gjatë gjithë këtyre muajve ishte lënë në harresë, madje edhe nga vetë shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, duke mos e konsideruar si kandidat për titull. Gjithsesi, Bottas në garën hapëse të sezonit, ka befasuar të gjithë.

Jam shumë i lumtur, ka qenë gara më e bukur e karrierës time. Realizova edhe xhiron më të shpejtë, duke marrë 1 pikë më shumë, ndaj kjo garë ka qenë e përkryer për mua dhe Mercedes. Kjo më karikon më shumë për garën e radhës”, tha Bottas, që bëri një start fantastik, ku parakaloi Hamilton dhe më pas e ruajti kreun deri në fund.

E gjithë puna e bërë në heshtje gjatë muajve të fundit u shpërblye me këtë fitore, ndaj e kam shijuar në maksimum këtë sukses. Në fillim mendova të administroj garën, por më pas e pashë që diferenca me rivalët po rritej, ndaj pilotova i qetë. Unë e di se mund të jem i shpejtë kudo, ndaj falënderoj skuadrën për makinën e shkëlqyer që më vuri në dispozicion”, tha Bottas, që korri suksesin e 4-t në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit