Hamilton provokon rivalët: Pa incidentin në start mund të kisha fituar

23 Maj 2022
13:39
Telesport
back button

Mercedes, skuadra kampione e botës në Formula 1, bëri një paraqitje të mirë ditën e diel në garën e zhvilluar në pistën e Montmelo (Barcelonë). Vendi i tretë i arritur nga George Russell dhe rikuperimi që Lewis Hamilton bëri në këtë garë, janë treguar se modifikimet e paraqitura janë të efektshme.

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote, pati një garë të vështirë, pasi që në xhiron e parë pati një kontakt dhe zbriti në vendin e fundit. Më pas, ai arriti të  rikuperojë deri në vendin e pestë. “Jam i kënaqur për këtë rikuperim dhe kjo tregon se puna e kryer është fantastike”, tha Hamilton.

Nuk u dorëzova kurrë dhe kjo garë tregoi se jemi pranë Ferrari e Red Bull. Duke parë problemet e të tjerëve, nëse nuk do të kisha patur natë incident në fillimin e garës mund të dueloja për fitore. Jam i bindur për këtë gjë, pasi makina ishte e shpejtë. Tashmë duhet rikonfirmim në garën e radhës”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit