Hamilton i pakënaqur nga motori i ri Mercedes: Makina e njëjtë si më parë

15 Tetor 2021
11:28
Telesport
back button

Na duhet më shumë shpejtësi, pasi kështu nuk mund të duelojmë ndaj Red Bull”.

Ka qenë ky komenti i bërë nga Lewis Hamilton, që shprehet se modifikimet e bëra te motori Mercedes në garën e Turqisë nuk dhanë atë efekt që priste. Pavarësisht se në atë garën fitoi makina tjetër Mercedes e Valtteri Bottas, sipas pilotit britanik fitoret në Rusi e Turqi ndodhën pasi ishin pista më të përshtatshme për makinën gjermane.

Nuk kemi aplikuar asgjë të re te makina dhe nuk pashë asnjë ndryshim thelbësor në garat e fundit. Thjesht, këto dy pista ishin më të përshtatshme për Mercedes. Në garat e ardhshme, në kushte normale, do të shohim realisht se Red Bull është më i shpejtë se Mercedes”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit