Hamilton i shkel syrin rivalëve: Nuk bëj mëkat nëse një ditë shkoj aty

2 Dhjetor 2019
14:51
Telesport
back button

Nuk ka asgjë të keqe nëse një ditë do të pilotoj një Ferrari”. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë sot prë mediat 6 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Deklaratë e dhënë sot nga Abu Dhabi nga piloti britanik, 24 orë pas fitores që korri në pistën e Yas Marina.

Kohët e fundit janë shtuar shumë zërat e një transferimi të pilotit britanik te “kokëkuqja”, transferim që do të ndodhë në vitin 2021. Hamilton ka ende edhe një vit kontratë me Mercedes.

Hamilton nuk ka mohuar takimet e shefin e Ferrarit, Lappo Elkann, duke konfirmuar se ai ka dëshirë të pilotojë një makinë tjetër fituese. “Ajo që ndodh në një takim privat mbetet aty. Jo më kot është një takim me dyer të mbyllura. Për shumë vite nuk kam marrë parasysh asnjë opsion tjetër veç Mercedes, por nuk ka asgjë të keqe të shohësh për alternativa të tjerta”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit