Hamilton i trembet Bottas, mund të përsëritë suksesin e Rosberg

19 Mars 2019
14:36
Telesport
back button

Në Australi e nisi garën me idenë për t’u mbrojtur nga Sebastian Vettel, por Lewis Hamilton harroi se edhe një pilot tjetër piloton të njëjtën makinë Mercedes si ai, Valtteri Bottas. Dhe finlandezi i bëri një rreng të bukur, duke e parakaluar që në start dhe më pas fitoi garën, duke e lënë pas me 20 sekonda kampionin e botës.

Për ekipin kjo ishte një garë e bukur, pasi zumë të dy pilotët e Mercedes dy vendet e para. Bottas ishte i jashtëzakonshëm dhe e meritoi fitoren. Unë duhet të punoj më shumë, pasi në start nuk arrita të ruaj pozicionin. Çfarë më mungoi? Kam disa ide, por do të flas me skuadrën”, u shpreh Lewis Hamilton, që u rendit i dyti në Australi.

Duket se te Mercedes do të nisë një duel brenda familjes, me Bottas që hedh kandidaturën për titull, ashtu si 3 vite më parë, kur duelonin për titull Hamilton dhe Rosberg.

Jemi të befasuar nga paraqitja e Bottas. Krahasimi me Rosberg? Është ende herët për këtë gjë, por ky rivalitet është gjë e mirë për Mercedes. Mes Nico dhe Lewis kishte edhe rivalitet në aspektin personal, jo vetëm në pistë”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit