Hamilton: Jam me një mision, këtë vit kjo gjë do të ndodhë patjetër

9 Gusht 2022
9:27
Telesport
back button

Nuk ka fituar ende asnjë garë këtë sezon, por Lewis Hamilton mbetet një nga pilotët më të ndjekur në Formula 1. Piloti britanik, 7 herë kampion bote, ka folur për mediat për të shkuarën dhe të ardhmen e tij.

Pas garës në Adu Dhabi, pyeta veten nëse kisha më dëshirë të garoja. Vendosa të garoj, por deri më tani sezoni nuk ka qenë ai që prisja. Por jam i bindur se këtë vit do ta fitojë një garë. Kjo do të ndodhë patjetër”, tha Hamilton.

Për sa i përket të ardhmes, ai shton: “Ndihem ende  se jam në mision, më pëlqen të pilotoj, ndaj nuk ka ardhur ende momenti për të hequr dorë nga garat. Do të gënjeja po të thoja se nuk do ta rinovoj kontratën përtej vitit 2023. Po mendoj të vijoj të garoj”.

Duke kujtuar atë që ndodhi vjet, në garën e fundit në Adu Dhabi, britaniku shton: “Kur pashë se sip o ndodhnin gjërat në pistë, u zgjuan frikërat e mia. Mendoja se nuk do të ma hidhnin, por ndodhi… Ende sot nuk gjej fjalët prë të shpjeguar se si ndihesha”.

Mbaj mend që pas garës duhej të hiqja rripin e sigursë e duhej të dilja nga makina, por nuk kasha forcën për ta bërë këtë gjë. Një nga momentet më të vëshira që kam kaluar. E dija se çfarë kishte ndodhur dhe dija që kishte diçka të padrejtë”, tha Hamilton.

Britaniku ëhstë një pilot vegan dhe kujton këshilat e mjekëve në lidhje me mënyrën e tij të të jetuarit. “Mjekët më keshilluan një jetë tjetër, por una vijova kështu dhe fitova 5 tituj kampionë. U thashë atyre se gaboheshin për mua”, shprehet Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit