Hamilton në Sochi për historinë, fitorja e barazon me Schumacher

25 Shtator 2020
9:59
Telesport
back button

Ditën e diel, në pistën e Sochi do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1. Një garë në pamje të parë e ngjashme me të tjerat, por që për Lewis Hamilton ka një rëndësi të veçantë. Piloti britanik, në rast se fiton, arrin kuotën e 91 fitoreve në Formula 1, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Schumacher.

Unë nuk jam përqendruar te numrat edhe pse këtë punë e bëjmë me dashuri dhe nën presion. Unë kam ardhur në Rusi për të fituar, kam ardhur për të mposhtur Bottas dhe makinat Red Bull, që në këtë pistë janë shumë të shpejta, nuk ka për të qenë e lehtë për askënd”, tha Hamilton.

90, 91 apo 100 fitore nuk ka shumë rëndësi për momentin. Ndoshta me kalimin e kohës do të kuptoj se kam arritur diçka të jashtëzakonshme në këtë sport. Sot për sot bota është e mbushur me probleme të tjera më të mëdha. Të barazoja Schumacher do të ishte një nder për mua”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit