Hamilton “pole” në pistën e Jeda, Verstappen aksident pak metra para finishit

4 Dhjetor 2021
19:07
Telesport
back button

Lewis Hamilton me Mercedes siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Jeda, e vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, gara e parafundit e këtij sezoni. Piloti britanik dha kohën 1’27”511, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Pra, vija e parë e startit të garës së ditës së diel (ora 18:00) do të jetë i tëri i Mercedes. I treti u klasifikua piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. Ai ishte shumë pranë “pole”, pasi ishte në një xhiro të shpejtë dhe kishte një kohë më të mirë se Hamilton.

Por, pak metra para finishit, në kohën e skaduar, Verstappen përplaset me muret mbrojtëse dhe nuk arrin të përfundojë xhiron e shpejtë. Ndërkohë që, në vendin e katërt, u rendit Ferrari i Charles Leclerc, që bëri një paraqitje të mirë në pistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit