Formula 1

Hamilton, teste sekrete me motorin Yamaha të Valentino Rossi

Vetëm një javë nga gara e fundit sezonale në pistën e Abu Dhabi, ku fitoi titullin e pestë kampion bote në Formula 1, piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ka zbritur sërish në pistë. Këtë herë jo me një makinë të Formula 1, por me një motor të Moto GP. E më saktësisht, me motorin Yamaha të Valentino Rossi.

Britaniku është një i apasionuar i garave të motoçiklizmit, madje ai shpesh paraqitet në pistë me një motor para garave, duke dhuruar “show”. Por këtë herë ka vendosur një motor të vërtetë garash, gjë që ka ndodhur ditën e shtunë në pistën e Jerez, në Spanjë. Ky test i Hamilton u mbat sekret, madje ai zbriti në pistë së bashku me një grup pilotësh të tjerë amatorë.

Ai pati gjatë gjithë kohës këshillat e një piloti të Moto GP, si Sam Lowes, por nuk i shpëtoi dot edhe një rrëzimi gjatë kohës që ishte në pistë, dukë dëmtuar motorin, por vetë nuk pësoi asnjë dëmtim. Motori Yamaha që Hamilton provoi ishte tërësisht i zi, pa asnjë reklamë mbi të, ndaj ishte e vështirë për të gjithë ta njihnin kampionin britanik të Formula 1.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Formula 1