Hamilton: Titulli i tetë kampion mund të vendosë për fatin tim

3 Mars 2021
10:21
Telesport
back button

Fitimi i titullit të tetë kampion bote në Formula 1 do të vendosë për fatin e Lewis Hamilton, nëse do të vijojë aventurën apo jo. “Ky objektiv është një ëndërr për mua, por nuk besoj se është një faktor vendimtar. Garat më pëlqejnë, por duhet të shoh edhe me kë do të jem pranë në të ardhmen, a do të më dhurojnë sërish buzëqeshje ata persona”, tha Hamilton.

Piloti britanik shprehet se betejat ndaj racizmit që ai dhe Mercedes kanë nisur vitin e kaluar janë një faktor i rëndësishëm për të ardhmen e tij: “Kjo betejë më bën krenar dhe është i rëndësishëm fakti që Mercedes më përkrah. Rinovimi i mëtejshëm i kontratës do të diskutohet përgjatë sezonit. Lidhja mes meje e Mercedes shkon përtej punës tonë në pistë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit