Hamilton-Verstappen shkëndija edhe në Austin, holandezi i nxjerr gishtin e mesit rivalit britanik (video)

23 Tetor 2021
9:44
Telesport
back button

Pa nisur ende mirë beteja e vërtetë në pistën e Austin, ku ditën e diel do të zhvillohte gara e Amerikës në Formula 1, Leëis Hamilton e Max Verstappen kanë qenë protagonist të një incidenti. Gjithçka ndodhi gjatë sesionit të dytë të provave të lira, me pilotët që parakalonin njëri-tjetrin.

Gjithçka ndodhi kur fillimisht Verstappen parakaloi Hamilton dhe më pas, uli shpejtësinë pasi kishte një pilot tjetër përpara në pistë. Nuk kaluan shumë metra dhe ishte britaniku ai që i ktheu reston, duke e parakaluar holandezin në kthesën e fundit, pak metra para bokseve.

Verstappen reagoi duke rritur shpejtësinë dhe dueluar në pistë “rrotë më rrotë” në vijën e drejtë dhe për pak sa dy pilotët nuk u përplasën, pasi nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit. Më pas, britaniku ikën përpara dhe Verstappen reagon duke i nxjerrë gishtin e mesit rivalit të Mercedes. “Idiot budalla”, ishte komenti i Verstappen në pistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit