Ndodh rrallë që Barcelona të hedhë sytë nga Serie A, por kur e bën, e ka shumë seriozisht dhe pritet thuajse gjithmonë që spekulimi i merkatos të kthehet në realitet.
Objektivi i radhës i trajnerit Hansi Flick është të gjejë një mbrojtës. Edhe pse Inigo Martinez dhe Pau Cubarsi kanë ruajtur mirë zonën katalanase këtë sezon, përforcimet nevojiten.
Andreas Christensen dhe Eric Garcia pritet të largohen nga Barcelona. Ata nuk preferohen nga gjermani Flick dhe janë të vetëdijshëm se janë nxjerrë në shitje.
Gazeta katalanase “Sport” raporton se Flick pëlqen kolumbianin Jhon Lucumi, i cili luan te Bologna. Vlera e tij në treg llogaritet rreth 25 mln euro, shifër e përballueshme.