Hansi Flick si Guardiola, rekord i rëndësishëm për Bayernin

26 Maj 2020
20:38
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Dortmundit në transfertë duke vendosur një dorë në titullin kampion. Bavarezët kanë bërë mjaft mirë dhe meritë për diçka të tillë ka dhe trajneri Hansi Flick.

Tekniku i afruar në krye të kampionëve pas trajnerit Niko Kovac ka statistika mjaft të mira. Ai ka arritur të fitojë 15 ndeshje nga 18 takime në krye të Bayern Munchen. Numri një i stolit ka barazuar një emër të rëndësishëm te bavarezët.

Statistika të tilla tek ekipi bavarez ka patur vetëm Pep Guardiola. Spanjolli solli revolucion te skuadra gjermane dhe mbahet mend nga të gjithë për gjërat e mira që ka bërë në krye të kampionëve të Gjermanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit