Hapa mbrapa, Shqipëria si Reja bie ndaj Çekisë… Vetëm Cikalleshi jep shkëlqim (VIDEO)

8 Qershor 2021
22:09
Telesport
back button

Pas barazimit ndaj Uellsit (0-0) Shqipëria është mposhtur nga Çekia me rezultatin 3-1, duke bërë hapa kryesisht në mbrojtje.

Në fakt, ato që mund të mbahen mend janë goli fantastik i Sokol Cikalleshit (ai që barazoi shifrat përkohësisht në 1-1) dhe rrëzimi i trajnerit Edy Reja (i dyti radhazi në dy ndeshje)

Lojës e dobët për kuqezinjtë, që lejuan Çekinë të rrezikojë disa herë. Selmani ndaloi Jankto në një moment të vështirë, ndërsa që në raste të tjera vendasit nuk kishin shënjestrën e duhur.

18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Schick, ndërkohë që mund të shënonin edhe të dytin derisa Cikalleshi vendosi t’i befasojë të gjithë duke shpikur një gol nga më  shumë se 30 metra.

 

1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me një Shqipëri që nuk po linte hapësira fillimisht, por Çekia ishte e vendosur të shënonte dhe Masopust me një gjuajtje nga jashtë zone.

 

 

 

Sokol Cikalleshi dy minuta më pas rrezikoi portën e vendasve, por nuk shënoi dot për shkak të portierit. Në fund Çekia realizoi edhe golin e tretë, me një goditje me kokë të Celustka. Bare në fund mund ta ngushtonte rezultatin, por u ndal nga shtylla.

 

 

ÇEKI-SHQIPËRI 3-1
Shënues: 
Schick 18′, Masopust 67′, Celutska 89′ / Cikalleshi 42′
ÇEKIA (4-2-3-1): 
Vaclik, Coufal, Celutska, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.
SHQIPËRIA (3-5-2):
 Selmani; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Veseli, Abrashi, Bare, Kallaku (Çekiçi 54′), Trashi; Cikalleshi, Manaj . Trajneri: Edy Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit