Harly Davidson bëhet me 4 rrota, do të zbarkojë në Formula E

23 Prill 2019
19:11
Telesport
back button

Një markë e lavdishme e motorëve si Harley-Davidson ka vendosur të zbarkojë edhe në garat e automobilizmit. Më saktë, marka e famshme e motorëve do të marrë pjesë në Botërorin e Formula E. Harley-Davidson kanë nënshkruar një kontratë disavjeçare me skuadrën Envision Virgin Racing, një nga makinat më të suksesshme në Formula E, me 8 fitore dhe 23 podiume.

Ashtu si ne edhe Harley-Davidson ndan pasionin për zhvillimin e teknologjisë dhe të energjisë elektrike. Dhe së bashku mund ta zhvillojmë këtë pasion si në mjetet me dy rrota ashtu dhe në ato me 4 rrota”, tha Sylvain Filippi, shefi i Envision Racing.

Në vjeshtën e këtij viti, marka Harley-Davidson do të nxjerrë në shitje motorin e parë elektrik, që do të pasohet nga prototipe të tjera në të ardhmen. Jo vetëm në mjetet me dy rrota por edhe në ato me 4 rrota. Harley-Davidson synon të ofrojë një makinë që shkon deri në 225km pa u rikarikuar, që garantohet nga një bateri me voltazh të lartë, që arrinj shpejtësi nga 0 në 100km/orë brenda 3 sekondash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit