“Harroje revanshin me mua!”

4 Korrik 2019
15:07
Telesport
back button

Boksieri britanik Dillian Whyte, 25 fitore e 1 humbje në ring, i ka dërguar një mesazh të qartë neo-zelandezit Joseph Parker, se nuk ka asnjë shans që ata të dy të zhvillojnë revanshin. Një vit më parë, Whyte fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Parker, që ka kërkuar të përballen sërish mes tyre.

Britaniku po përgatitet për duelin e 20 korrikut, ku në “O2 Arena” të Londrës do të përballet me kolumbianin Oscar Rivas. “Parker nuk ka qenë kurrë në planet e mia. E kam mposhur një herë, ndaj përse duhet të dueloj sërish me dikë që e kam mundur më parë?”, u shpreh 31-vjeçari Dillian Whyte.

Ai dëshiron që unë të jem në planet e tij, por ai nuk është në planet e mia. Unë shoh përpara, për të tjera objektiva”, tha Whyte, që synon titullin kampion në peshën e rëndë. Humbjen e vetme në karrierë e ka ndaj Anthony Joshua, por para se të bëhej kampion bote.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit