Video: Harrojeni Fury-WIlder, kjo ishte përballja më e bukur e mbrëmjes së kaluar

23 Shkurt 2020
20:18
back button

Paul Felder dhe Dan Hooker nxorën më të mirën nga njëri-tjetri teksa për pesë raunde nuk kanë reshtur së luftuari me grushte, bërryla dhe shqelma. 

Evenimenti kryesor i UFC Fight Night Auckland ishte spektakolar nga fillimi deri në fund dhe ishte detyra e vështirë e gjyqtarëve të zgjidhnin fituesin mes dy luftëtarëve të peshës së lehtë. 

Në fund, arbitri i ngriti dorën Dan Hooker, i cili me shumë fat përpara tifozëve të tij arriti të fitonte sfidën. Pas ndeshjes, të dy janë dërguar në spital me dëmtime nga koka e deri te këmbët, madje kanë qëndruar në një dhomë teksa janë mjekuar. 

Mbi 200 goditje të rëndësishme janë regjistruar në këtë përballje dhe kur gongu ra për herë të fundit syri i Felder ishte komplet i mbyllur ndërsa nofulla e Hooker ishte fryrë. 

Një luftë që do të mbahet mend gjatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit